18:07 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjermanofonët e shumtë, Kosovën e bëjnë një vend tërheqës për qendrat e thirrjeve

Në Kosovë jetojnë të paktën 10 000 persona që e flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane. Se kjo ka potencial të konsiderueshëm, tregon historia e suksesit të një qendre thirrjesh të themeluar nga tre zviceranë me rrënjë kosovare.

Drezden. Frankfurt. St Gallen. Në dyert e zyrave të Baruti AG në Prishtinë, emrat e qyteteve gjermanofolëse dalin në dizajnin e mbishkrimeve blu dhe të verdhë. Kjo përshtatet, sepse modeli i biznesit të kompanisë në qendër të kryeqytetit të Kosovës bazohet në kontaktin me zonën gjermanofolëse, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Aty ka klientë të qendrës së parë të madhe të thirrjeve në Kosovë, nga ku pranohen thirrjet, dhe aty shumica e punëtorëve kanë fituar aftësitë e tyre gjuhësore. Në Kosovë ekzistojnë 10 000 deri në 15 000 folës të mirëfilltë të gjermanishtes, pothuajse të gjithë ata që dikur jetonin në Gjermani, Austri ose Zvicër. Fakti se kjo mbart një potencial të madh, është fillimi i një historie suksesi të sipërmarrjes që e kanë bërë tre zviceranë me rrënjë kosovare, në një nga punëdhënësit më të mëdhenj private në vend.

“Partneri im biznesi Muhamet Veliu dhe Flamur Shala e njohnin sferën në Zvicër nga përvoja personale, dhe ne të gjithë kërkonim për të bërë diçka në vend për prindërit tanë së bashku”, thotë Drenusha Shala. Bashkëthemeluese dhe CEO i Baruti AG flet rrjedhshëm gjermanishten e Cyrihut, pasi me familjen e saj dikur kishte ardhur si shtatëvjeçare, në Greifensee, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. “Ne e realizuam një analizë të tregut dhe konstatuam se mund të ofrojmë të njëjtat shërbime nga Kosova deri në 50 për qind më lirë”.

Kjo ndodhi në vitin 2012. Sot kompania me vendbanim tatimor në Root të Lucernit ka 420 të punësuar në Prishtinë dhe Prizren dhe ka një qarkullim prej 4 milionë frangash zvicerane. Posta gjermane DHL ishte një nga klientët e parë të mëdhenj dhe është një partner i rëndësishëm e që ka mbetur deri më sot. Përveç kësaj, Baruti ofron shërbime telefonike dhe për tre duzina kompanish të tjera në Gjermani dhe Zvicër.

Megjithë madhësinë e saj, në zyrat e kompanisë ende ekziston një atmosferë fillestare, e ndihmuar nga mosha mesatare e ulët e fuqisë punëtore prej 25 vitesh, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Shefja me flokë të kuqërremtë të ngjyrosur dhe një tatuazh në krah, gjatë këtij viti do ti mbushë të tridhjetat. “Gjithmonë i kemi përshtatur strukturat tona në madhësinë tonë. Që nga fillimi deri tek KMU dhe tani në nivel korporate. Në çdo rast, ne jemi përpjekur gjithmonë që në Kosovë ti zbatojmë standardet zvicerane”.

Më shumë gjera ajo mësoi “në punë”, thotë gruaja e re, e cila, përveç një profesioni si komercialiste në Cyrih, ka një diplomë nga Shkolla e lartë e biznesit HSO në St. Gallen. “Por kjo ishte menduar vetëm si një para siguri, nëse do të shkonte keq me themelimin e kompanisë, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Njohuri të tilla nuk janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e një biznesi. Unë zakonisht veprova në mënyrë intuitive dhe për fat të mirë unë zakonisht kisha të drejtë”.

E gjithë kjo tingëllon shumë e lehtë dhe e lumtur. Por sa e lehtë është të jetë një sipërmarrës në Kosovë? Korrupsioni në vend është tepër i madh, infrastruktura është në një gjendje të shkretë, siguria ligjore është e ulët. Një diplomat perëndimor flet për administrimin më të keq që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës së tij. Sigurisht që është bërë shumë punë, gjithçka u ndërtua nga fillimi, thotë Shala.

“Patjetër që kishim edhe shumë fat. Fillimisht nuk u morëm seriozisht, isha pak më shumë se njëzetvjeçare. Kur pastaj filloi suksesi, ne gabimisht menduam se e kishim ndokend në shpinë që po na mbron. Kështu që ne u lanë kryesisht vetëm e që është një privilegj në Kosovë. Përderisa kryebashkiaku i Prishtinës dikur e favorizoi një konkurrent në baza politike, Ambasada shumë me ndikim e Zvicrës apeloi për garë korrekte të tregut. Kontakti i mirë me Ambasadën zvicerane ishte i dobishëm, madje edhe në çështjet e vizave, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Kosova është vendi i fundit në rajon, qytetarët e të cilit ende kanë nevojë për vizë, për zonën Shengen. Disa ambasada kanë periudha pritëse deri në 15 muaj. “Për ne, për të marrë për formalitetet e biznesit, për fat të mirë rrallë zgajsin më shumë se disa javë”. Një grup i tërë i të punësuarve ka mundur të udhëtojë në Zvicër, në verën e vitit 2017, kur Baruti, si pjesë e një projekti të artit, një pjesë të aktiviteteve të tij për disa javë i paraqiti në pavionin “Le Corbusier”, në Cyrih Seefeld. Shala personalisht nuk ka nevojë për viza. Ashtu si dy partnerët e saj të biznesit, ajo tashmë ka një pasaportë zvicerane.

Jo vetëm rrethanat në vend, por edhe idetë dhe paragjykimet që mbizotëronin në Perëndim ndaj Kosovës, paraqitën një sfidë. Prandaj, ishte i nevojshëm certifikimi i hershëm i ISO.Megjithatë, ekziston një server i rëndësishëm në Gjermani, i cili është rregullator i kërkuar nga disa konsumatorë, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. “Në botën e korporatave, Kosova konsiderohet një vend i botës së tretë. Kjo kërkon rregulla të caktuara. »

Prandaj ftohen të gjithë klientët e rinj në Prishtinë. Në të njëjtën kohë gjithashtu reklamohet për vendin, nëse është e mundur, të ofrohen produkte vendore. Përsa i përket çështjeve politike, Shala shprehet e përmbajtur.

Diaspora është një shtyllë e rëndësishme e Kosovës. Remitencat nga jashtë përbëjnë 15 për qind të prodhimit ekonomik, por pothuajse gjithçka rrjedh në konsum, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Ka vetëm pak investime. Shala shpjegon se industria e qendrës së thirrjeve gjithashtu i bëri thirrje asaj sepse modeli i biznesit është lehtësisht i shkallëzueshëm dhe mund të krijohen kaq shumë vende pune. Kosova ka një shkallë të papunësisë së të rinjve prej më shumë se 50 për qind. Baruti nuk është më vetëm në treg. Tani ka katër konkurrentë të mëdhenj, që kanë punësuar gjithsej 2000 persona. Kjo është një arsye tjetër pse investohet në politikën e burimeve njerëzore.