23:27 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjest për lakmi në Kosovë, zjarrfikësit rrezikojnë për të shpëtuar një qen (Foto)

Sigurisht se në shumë raste qytetarët e Kosovës kanë nevojë për ndihmën e pjesëtarëve të institucioneve emergjente në vend.

Por këtë herë në fshatin Jubukovicë të komunës së Kamenicës nevojë për ta shpëtuar ka pasur një qen.

Janë pikërisht zjarrfikësit që kanë bërë një gjest fantastik dhe shumë human duke treguar mëshirë për kafshët, shkruan  Indeksonline.

Pasi morën një kërkesë për ndihmë nga banorët e kësaj ane, kanë shkuar me urgjencë dhe kanë shpëtuar qenin që kishte përfunduar në një gropë të thellë prej 10 metrave.

Ndërkohë së fundi është porositur që gjithë qytetarët të kenë mëshirë ndaj kafshëve dhe të bëjnë të njëjtin gjest kurdo që iu jepet mundësia./Indeksonline/

 

Temat: