21:27 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjestet intime që i bëjnë vetëm të dashuruarit

Nuk do t’ju shpjegojmë se “çfarë është dashuria”, vështirë që ta bëjë këtë dikush.

Por, do t’ju tregojmë disa detaje se çfarë bën një person kur është vërtetë i dashuruar, shkruan Donne.co, transmeton Indeksonline.

Këto gjeste intime dhe të pazakonta mund të ndodhin vetëm kur keni shumë besim te dikush ose kur jeni marrëzisht të “dashuruar” pas tij.

1. Putheni në mëngjes, pa u shqetësuar për frymëmarrjen e rëndë apo paraqitjen

2. Flisni për çdo gjë, edhe pse nuk kanë kuptim

3. Nëse ndodh mund të ndani edhe furçën e dhëmbëve

4. I prisni flokët dhe depiloni njëri-tjetrin, nëse do të ishte e nevojshme

5. Mund të qëndroni bashkë pa folur, pa u ndjerë në siklet

6. Nëse njëri ndihet keq, tjetri është jashtëzakonisht shumë i kujdesshëm

7. Shkruani mesazhe romantike, pikante apo qesharake… si të ishte dita e parë

8. Bëni dush bashkë

9. Gatuani dhe eksperimentoni receta bashkë

10. Rrëfeni gjithçka: Dëshirat, frikat apo ëndrrat e natës

11. Ziheni dhe diskutoni, sepse pa debat nuk ka përparim

12. Ndërsa njëri prej jush flenë, tjetri e shikon fshehurazi /Indeksonline/.