20:06 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjesti human i Gani Dreshajt, ndihmon fëmijët në bashkëpunim me Albana Osmanin (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Gani Dreshaj ka ndihmuar disa jetimore në Kosovë. Dreshaj në bashkëpunim me prezantuesen e famshme shqiptare, Albana Osmani kanë ndarë mijëra arushë si pjesë e kampanjës humanitare “You are a sunflower”.

Albana Osmani dhe vajza e deputetit kanë kryer këtë aksion tërëditor në qendra të ndryshme në Kosovë duke bërë të buzëqeshur shumë fëmijë në Kosovë.

Fondi i mbledhur do të shkojë në ndihmë të të gjithë fëmijëve në nevojë.

“Ishte nje nder ditet me te veçante te Fushates Humanitare qe ka nisur Countdown prej pak ditesh ne Kosove ! Shume qytetare nga e gjithe Kosova dhe nga shume shtete te botes kane dhene e po japin kontributin e tyre permes marjes se bluzave me Luledielli dhe me logon e Dardanise Ilire . Faleminderit Zoti Gani Dreshaj dhe vajzes se tij Rina per mbeshtetjen e madhe! Te gjithe arushat ishin blere dite me pare nga Ky Zoteri i nderuar e tashme mik I @you_are_a_sunflower_ dhe mezi po prisnim te vinin kudo tua shperndanim femijeve dhe t’iu percillnim mesazhin qe u tha nga fillimi #tekamxhan Ky zinxhir dashurie vazhdon e forccohet cdo dite e me shume ! Tashme arushat qe ne I beme ne bashkepunim me @vodafonealbania mberriten deri ne Kosove dhe fondi i mbledhur prej tyre do shkoje ne ndihme te femijeve sipas zemrave qe dhane kontribut cent per cent . Ndersa sot kudo qe ishim vume re buzeqeshje dhe lumturi ne cdo portret Femije ! Ky eshte qellimi ! Dhe ne po gezojme ! MIRENJOHJE Gani dhe Rina qe sot e mbushet me diell kete vend” shkruan Albana Osmani në profilin e saj në Instagram./Indeksonline/