08:20 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Gjesti i Messit mbrëmë po duartrokitet nga të gjithë

Skuadra e Barcelonës mbrëmë fitoi me rezultat të thellë  5-2 kundër Getafes, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.

Në këtë takim ‘shpërtheu’ Lionel Messi i cili realizoi 2 gola dhe bëri një asist, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi argjentinas e kishte mundësinë të shënonte ‘hattrick’ në këtë mbrëmje por nuk e bëri me vetdëshirë!

Në minutën e fundit Barça fitoi një penallti, kurse Messi ia la bashkëlojtarit të tij, Griezmann.

Ky gjest i tij po duartrokitet nga të gjithë, edhe pse nuk ishte hera e parë që fituesi i gjashtë Topave të Artë e bën këtë gjë.

Kujtojmë që në La Liga, në 29 paraqitje, Lionel Messi ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 9 asistime./IndeksOnline/