16:57 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjesti i turpshëm i yllit të PSG-së

Një video e mbrojtësit të PSG-së, Tomas Munier është duke bërë xhiron e internetit. Belgu postoi në rrjetin social “Instagram”, një festim të tijin që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Munir është frymëzuar nga legjenda e Liverpulit Robi Fouler, teksa ulet pranë vijës së bardhë të fushës dhe feston sikur po thith kokainë.

Edhe pse mbrojtësi belg, ishte duke bërë shaka me videon e publikuar, kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e tij në Instagram.