15:13 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjetja e trupave të pajetë në Prizren, gjendet edhe arma në vendin e ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se më 22 janar 2020 është njoftuar policia se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen “Ortakoll” në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë…, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.