11:49 / E Martë, 07 Shtator 2021 / AR

Gjetjet e reja të këtij studimi mund t’ju bindin për ta marrë vaksinën!

Një studim i ri i infektimeve me Covid-19 zbuloi se vaksinat, jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital, por gjithashtu mund të ulin shanset për të pasur simptoma afatgjata të Covid-19.

“Ne zbuluam se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infeksionit, pas vaksinimit përafërsisht u përgjysmuan pas dy dozash vaksinë. Ky rezultat sugjeron që rreziku i Covid-it të gjatë zvogëlohet tek individët që kanë marrë vaksinim të dyfishtë”, shkruhej në studimin e botuar të mërkurën në revistën “The Lancet Infectious Diseases”.

Studiuesit, nga institucionet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, analizuan të dhëna të vetë-raportuara nga njerëzit, të cilët ndanë çdo simptomë të Covid-19 duke përdorur një aplikacion të quajtur “Studying Covid Symptoms”. Studiuesit shqyrtuan ato simptoma të vetë-raportuara nga përdoruesit, të cilët thanë se kishin marrë një vaksinë Covid-19 midis 8 dhjetorit 2020 dhe datës 4 korrik 2021- dhe krahasuan simptomat e të vaksinuarve me ata që nuk ishin vaksinuar.

Të dhënat përfshinin më shumë se 1.2 milionë njerëz që raportuan se kishin marrë dozën e parë të vaksinës, dhe në mesin e tyre, 0.5%, ose 6030, rezultuan pozitivë me infeksion të rëndë, pas marrjes së dozës së parë. Në mesin e gati 1 milion të rriturve që raportuan se kishin marrë një dozë të dytë të vaksinës, vetëm 0.2% ose 2370 rezultuan pozitivë pasi përfunduan të dyja dozat.

Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se vaksinimi lidhej me më pak raportim të simptomave në të gjitha grupmoshat dhe shumë njerëz të vaksinuari ishin plotësisht asimptomatikë.