10:07 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjigantët botëror me Stadium Nacional në kryeqytet, Kosova “JO” (Foto)

Dje Qeveria e Kosovës e mori vendimin për vendin se ku do të ndërtohet Stadiumit Nacional.

Edhe pse pas shumë polemikave, stadiumi do të ndërtohet në zonën Ekonomike të Drenasit, shkruan IndeksOnline.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe njerëzit kompetent për këtë çështje në rend të parë e kishin futur Bërnicën, por kjo u ndryshua nga njerëzit politik.

Shtetet më të fuqishme në botë apo edhe të rajonit, stadiumet e tyre i kanë në qendër apo në kryeqytet.

Duke u nisur nga Maqedonia e afërt që stadiumin e ka në kryeqytet, pra në Shkup e deri te Shqipëria, e cila po e ndërton atë në Tiranë. Poashtu edhe Serbia e ka stadiumin në Beograd.

Pra të gjitha shtetet fqinjë, Stadiumin Nacional e kanë të ndërtuar në kryeqytet, kurse Kosova “JO”.

Mos t’i harrojmë edhe shtetet e mëdha si, Anglia me stadium në Londër, Brazili me stadium në Rio, Argjentina me stadium në Buenos Aires, Holanda në Amsterdam dhe Franca në Paris./IndeksOnline/