75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 21 Prill 2026 / OSH

Gjiganti botëror hotelierik “Hilton” arrin në Kosovë

Kosova hyn fuqishëm në hartën botërore të turizmit, duke u bërë shteti i 100-të që mirëpret gjigantin global të hotelerisë “Hilton”.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Me ardhjen e ‘Hilton’-it, hapen horizonte të reja për turizmin, ekonominë dhe punësimin, duke sjellë standarde elitare ndërkombëtare dhe duke e kthyer kryeqytetin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorë nga e gjithë bota.
Ky zhvillim është një dëshmi e fuqishme se Prishtina nuk është më në pritje të mundësive, ai po i krijon vetë ato. Prishtina po shndërrohet në një qendër dinamike, moderne dhe me potencial të jashtëzakonshëm për t’u pozicionuar denjësisht në skenën globale”, shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/