19:00 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjiko më energjik se kurrë, albumi i tij mijëra shkarkime (Foto)

Reperi i talentuar kosovar Gjiko ka lansuar albumin e shumë pritur ‘Energjiko’.

Qysh në minutat e parë ky projekt ka marrë një rekord shkarkimesh, teksa këngët e këtij albumi pritet të jetë hitet e kësaj vere.

Këtë lajm e ka ndarë me një anë të një postimi edhe vet Gjiko, ai ka bërë të ditur se tashmë janë 20 mijë shkarkime, gjë kjo e konfirmuar. Ndërkaq,  ilegalisht albumi është shkarkuar sipas tij mbi 100 mijë herë.


Albumi “Energjiko” me 18 këngë dhe katër bashkëpunime me top emra të skenës është pritur tashmë shumë mirë nga publiku.
Ndërsa në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ ky album do të lansohet sonte në orën 20:30/Indeksonline/