10:18 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjiko tregon pse e thërret Elitën ‘Gjyle’ paralajmëron edhe duet me të (Video)

Reperi Gjiko së fundi ka qenë i ftuar në ‘Top Show’ në Shqipëri.

Përpos shumë gjërave të tjera që ai ka folur, Gjiko ka qenë shumë i hapur edhe për lidhjen et ij me moderatoren, Elita Rudi.

Gjiko madje nuk ka hezituar të tregojë se ka ndërmend të bëjë një duet me Elitën. Sipas tij ajo ka një zë shumë të bukur dhe do të ishte mirë të bëhej një këngë e tillë.

“Më shkon mendja, se ka shumë zë të bukur”, ka thënë Gjiko, shkruan Indeksonline.

Gjiko gjithashtu është pyetur se kush nga të dy udhëheqë lidhjen e që sipas tij është reciproke pasi kanë gjëra të ndryshme si vizion që ndikon në lidhjen e tyre.

“Varet prej vizionit, për disa gjëra ajo ka vision për disa tjera kam unë. Ajo më shumë për dekorim të dhomave për qesi sende”, ka thënë Gjiko.

Gjiko poashtu ka thënë se përshëndetjet që bëhen çdo natë para gjumit janë më shumë në fillim të lidhjes e që më pas mësohen me njëri-tjetrin.

“E thirri Eli, kam edhe disa emra por s’po du t’i them se më pas prishet ajo bukuria. Edhe Gjyle. Romeo dhe Juliet në versionin shqip”, ka thënë Gjiko duke treguar se pse shpesh e thërret Gjyla.

Duke treguar për udhëtimin e tyre në Veronë ka thënë se s’kishin asnjë plan por që kanë pas një grindje shumë të madhe para ‘Shën Valentin’ dhe atë natë ka ndejt zgjuar tërë natën sepse ka qenë vetëm një udhëtim për në Veronë dhe që ka aranzhuar gjithçka për të shkuar aty edhe pa e ditur se është vendi i “dashurisë” e që sipas tij Elitë si ka thënë se ka vetëm 30 minuta për t’u bërë gati dhe aeroplanin./Indeksonline/