13:29 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjilan: Baba me të birin rrah gruan, arrestohen

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Gjilan, të cilët dyshohen se kanë rrahur një grua.

“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një ankesë nga ankuesja Femër Shqiptare Shtetase e Kosovës, e cila ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin dhe djalin e saj  , që të dy të dyshuar, të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht ankuesen , ku i kanë shkaktuar lëndime trupore. Si pasoj e lëndimeve viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Gjilanit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar, me urdhër të prokurorit një i dyshuarit  ( bashkëshortin ) ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (djali) lirohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/