75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjilan, një femër sulmon nënën dhe gruan e axhës

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një femër në Gjilan.

Siç raportohet, e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën dhe gruan e axhës së saj, transmeton Indeksonline.

Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Indeksonline/