22:58 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Gjilan: Vdes një person tragjikisht, e zë lisi

Një person ka vdekur tragjikisht në fshatin Burincë të Gjilanit.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se të njejtin e ka zënë lisi.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan, personin shqiptar, shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunë të Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra, rreth orës 18:00, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale”, tha ai.