18:58 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjilani gati për ta nisur sezonin, zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Feronikelin

Skuadra e Gjilanit do ta nis nesër sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Nënkampionët aktual do të luajnë nesër kundër Feronikelit në 13:30, transmeton Indeksonline.

Gjilani ka njoftuar që tashmë kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet nesër në Drenas në stadiumin, “Rexhep Rexhepi”.

Skuadra e Gjilanit gjatë këtij muaji luajtën edhe në kualifikime për Evropa Ligë, ku u eliminuan nga Apoeli./Indeksonline/