20:45 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjilani në pritje të 28 mostrave të reja për COVID-19

Komuna e Gjilanit, nga 773 rastet në total që kanë rezultuar pozitivë brenda pesë muajve, ka 564 persona të shëruar dhe ende aktive janë 178 raste.

Kryetari Lufti Haziri ka bërë të ditur se të hospitalizuar janë 57 pacientë, ndërkohë që janë në pritje rezultatet edhe për 28 mostra.

“Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, 31 persona kanë humbur betejën me koronavirus në komunën e Gjilanit.