14:21 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Gjilani pa tifozë kundër Drenicës, formacioni zyrtar

Skuadra e Gjilanit i rikthehet sot aksionit, ku do të zhvillojë ndeshje si vendase pa praninë e tifozëve kundër skuadrës së Drenicës, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit, Gjilani barazoi me rezultat 1:1 me Ballkanin, por pasi që disa nga tifozët e “Skifterave” hynë në stadium dhe e sulmuan portierin Stivi Frashëri duke e lënë pa ndjenja, Komisioni i Garave i dhuroi fitoren 3:0 në tavolinë Ballkanit.

Si pasojë e kësaj, KG ka vendosur që Gjilani t’i zhvillojë tri ndeshje si vendas dhe mysafirë pa praninë e “Skifterave”.

Në anën tjetër, Drenica në ndeshjen e fundit shënoi fitore të thellë, duke e shkatërruar me rezultat 6”0 skuadrën e Feronikelit.

Tanimë, sa i përket ndeshjes së sotme, skuadra nga Drenica ende nuk e ka publikuar formacionin startues, ndërsa nikoqirët të drejtuar nga Ismet Munishi tanimë e kanë bërë të ditur 11-shen startuese, dhe atë e gjeni më poshtë.

SC Gjilani (4-3-3): Koliçi; Sorsa, Useini, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Musolli, Torassa; Kelmendi, Progni, Keita Razak