15:54 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjilani për titull, Llapit i tregon se jo rastësisht është lider në Superligë

Gjilani ka mposhtur bindshëm Llapin me rezultat 3:0 në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje.

Ishte fillimisht Tomislav Busic që shënoi për ta zhbllokuar rezultatin dhe për ta kaluar Gjilanin në epërs. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë dhe të dytë në portën e Afrim Ademit. Së pari, Bedri Greca për 2:0, ndërsa më vonë 5 minuta para fundit realizoi edhe Gerhard Progni për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Gjilani del në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Llapi bie në vendin e katërt./Indeksonline/