19:59 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / LB

Gjimshiti rikthehet nga lëndimi, përfshihet në ndeshjen kundër United

Atalanta ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, në listën prej 25 lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen kundër “Djajve të kuq”, i ftuar është Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Hungarinë, teksa ai tani do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme edhe për kombëtaren shqiptare.

Ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United luhet nesër me fillim nga ora 20:45.