09:04 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / MSH

Gjindet i vdekur një i huaj në Qendrën e Azilit

Në Qendrën e Azilit në Magurë, dje rreth orës 10:38, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij.

Sipas policisë, personi në fjalë është shtetas i huaj, teksa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në Qendrën e Azilit një person mashkull shtetas i huaj është gjetur  pa shenja jete në shtratin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë..