22:55 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjini-LDK’së: Nëse po ia shohim sherrin taksës, thirrni seancë dhe ta shpëtojmë Kosovën

Kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetar i AAK-së,  Ardian Gjini ka reaguar në drejtim të deputetit Driton Selamanj dhe partisë së LDK-së, duke i ‘ftuar’ që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshëm për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Gjini ka thënë se nëse po ia shohim sherrin taksës, sipas tyre, le ta thërrasin seancën dhe ta shpëtojnë Kosovën, transmeton Indeksonline.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Selmanajt, i cilit tha se i vetmi vendim i mirë nga qeverisja Haradinaj, ishte Ushtria, Gjini tha se të njëjtit po e fyejnë Haradinajn se e vendosi taksën dhe me tërë qenien shpresojnë që ajo të hiqet, dhe jo për hir të Kosovës por vetëm që të mund të ofendojnë prapë.

Postimi i plotë:

E ftoj Driton Selmanajn dhe LDK ta thërrasin Kuvendin në një seancë të jashtzakonshme për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Nëse po ia shohim sherrin taksës, sipas tyre, le ta thërrasin seancen, dhe ta shpëtojnë Kosovën.

Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do ta vërtetojnë (për të njëqindten herë) se janë krejt oportunistë. E shajnë Haradinajn se e vendosi taksën dhe me tërë qenien shpresojnë që ajo të hiqet, dhe atë aspak për hir të Kosovës, por vetëm që të mund të shajnë prap.

Në të njejtën kohë, as gishtin e vogël nuk e lëvizin për ta bërë realitet atë për çka flasin. Bëhuni të zotët dhe thirreni një seancë të jashtzakonshme. Keni mundësi. Fjalët janë krejt shterpe kur keni mundësinë të veproni. LDK e ka bërë zakon të thërrasë seanca të jashtzakonshme për çfarëdo temash! Ajo seancë, të paktën sipas jush, do ta shpëtojë Kosovën!