Gjithçka gati/ Mijëra qytetarë mblidhen në “Marshin për Drejtësi”

Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës po marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Qindra autobusë kanë sjellë në kryeqytet qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në këtë marsh, një ditë para fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shumica e partive politike në Kosovë i kanë dhënë mbështetje këtij marshi.
Marshi pritet të nis në ora 14:00./IndeksOnline/


