21:07 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjithçka që ndodhi në takimin Kurti-Mustafa, Konjufca tregon pse nuk u nënshkrua marrëveshja

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje ishin pranë arritjes së marrëveshjes për të bashkëqeverisur për katër vitet e ardhshme.

Mirëpo në takimin mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, diçka kishte ndodhur dhe gjithçka përfundoi pa marrëveshje.

Glauk Konjufca nga LVV në “Pressing” ka treguar se përse ngeci nënshkrimi i marrëveshjes së formimit të Qeverisë që pritej, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja nuk u finalizua pasi që LDK e kushtëzoi Qeverinë dhe Kuvendin dhe me pozitën e Presidentit. Ne nuk e prisnim këtë gjë pasiqë këto zgjedhje parlamentare pas konstituimit të Kuvendit del Qeveria. Presidenti është krejtësisht jasht kësaj pune, nuk është i përputhshëm me zgjedhjet parlamentare dhe është një pozitë krejtësisht e pavarur jo si ajo e kryeministrit. Është një pozitë që mund të kesh pajtueshmëri që të zgjedhësh me 80 vota por mund të ndodh që pas mandatit të bie Qeveria me 61 vota por jo edhe Presidenti.

Ne mendonim që ajo që mund të flasim është Qeveria dhe Kuvendi e jo elementi i tretë i Presidentit”, ka thënë ai.

Konjufca shtoi se të gjitha ofertat e LVV-së janë refuzuar nga LDK-ja pasi që ata mendonin se LDK do të dilte e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Konjufca ka thënë se LVV ka bërë tri kompromise ndërsa LDK asnjë deri tani, gjë që është zhgënjyer LVV.

“Albin Kurti i ka bërë propozime dhe të gjitha janë refuzuar nga Isa Mustafa, pasiqë LDK ka qenë e bindur që është e para, dhe të gjitha këto oferta pas zgjedhje janë refuzuar për këtë. LDK thoshte që është e para në zgjedhje. Ne thamë mirë atëhere dhe ne tham po shkojmë në zgjedhje.

Në këtë aspekt kryeministri është i padiskutueshëm dhe vet fakti që Isa dhe Vjosa e kanë refuzur ofertën që Osmani të të ishte e para në listë, ky ishte kompromisi më i dhimshëm për LVV por prapë e refuzuan pasi që thoshin se Vjosa del e para

Ne jemi befasuar edhe për një arsyeje pasiqë Isa Mustafa u pajtua që të shkoj me zgjedhjen e ministrive pa presidentin, është pajtuar në fazën e parë.

Dje ishim me një pauzë në pjesën e parë është bërë ndarja.

Më i qudtishëm dhe i cili ka qenë një befasi që Isa Mustafa e ka kërkuar një favor dhe favori ka qenë që ai të zgjedh i pari, ministrinë e parë dhe Albini është pajtuar por Mustafa e ka zgjedh Ministrinë e Punëve të Brendshme.

LVV është e zhgënjyer pasi që LVV ka bërë tri kompromise , e para që LDK të zgjedh ministrinë e para, e dyta që çdo rezultat të zgjedhjeve ku e keni fituesin, e treta me diskutuar parlamentarin”, ka thënë ai./Indeksonline/