09:53 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjithë natën me pedalone në det, si shpëtoi 60 vjeçari shqiptar

Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare ne Durres ka mundur te shpetoje nje person, i cili kishte dalë që dje mbasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër pistës Kosova) dhe kishte humbur orientimin.

Mesohet se shtetasi Lulzim Hajdaraj nga Tirana, 60 vjec kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.

Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për ta shpëtuar ate. Ai u gjet në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

Për fat, 60-vjeçari u soll shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Zyren e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.