19:12 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjithmonë krenar me policinë, deri n’frymën e fundit të jetës sime!


Shkruan: Nexhmedin Hyseni

Besoj se, toka nuk pranon gjë më të urryeshme se njeriun mosmirënjohës, sikurse nuk ka jastek më të butë se ndërgjegja e pastër, sepse edhe engjëlli, edhe djalli, gjenden tek i gjalli.

Të gjithë jemi deshmitar që paturpësisht e mjerisht në mënyrat më primitive e me të egra, Policinë e Kosovës e gjykuam në përgjithësi, pavarësisht veprimive të ndonjërit zyrtar policor në veçanti.

Policia nuk është vetëm e njërit, por e të gjithëve e për të gjithë.

Kot e kanë secili “individualisht” që me veprimet e tij, tenton ta fundos Misionin e Shenjtë që ka Policia e Republikës sonë!

Kemi zyrtar policor, e që janë shumë fatmirësisht, të cilët janë shembullor, dhe duhet të krenohemi që i kemi të tillë!??

Të gjithë NE, brenda institucionit të Policisë kemi babain, vëllaun, motrën apo shok/shoqe.

A jeni të vetëdijshëm sa shumë jemi duke i njollosur padrejtësisht me lloj lloj paragjykimi, policinë në përgjithësi. Fundja, rreth 9000 polic rrjedhin nga ne, pra ata jemi ne. Pikë•

Në policinë tonë janë të domosdoshme reformat e thella, por nëpër institucionet tjera nuk ka hiç bash hiç as tentativë për reforma, siç ne po e paragjykojmë dhe kërkojmë nga Policia jonë!

Prandaj, mos të bëhëmi “Patriotët” e aty-këtushëm, sepse jemi duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara.

Si qyetatar i ketij vendi jam i dëshpruar, i dëshpruar sepse si shoqëri jemi duke jetuar me mentalitet të kufizuar!

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligjet që të mësojnë se si të veprojnë me përgjegjësitë.

Ndersa, njerëzit e këqinjë kërkojnë me kujdes që brenda ligjeve të gjejnë mënyra për tu fshehur pas tyre.

Rasti i fundit në Drenas, unë e gjykoj kështu;

Thuhet që, kush i del trenit përpara, ai e shtyp dhe mundet ta tërheq zvarrë.

Po pra, polici V.V, mesuesi Sh.Xh tashmë janë kah i përjetojnë këto të dyja.

#GjithmonëmeJu!

Në çdo sfidë e çdo sukses!