18:46 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjobiten pronarët e shtëpizave në shesh, mbingarkuan rrjetin e energjisë elektrike

Sheshet e Prishtinës ka ditë që janë kthyer në destinacionin e preferuar për qytetarët e vendit tonë.

Atmosferë festive po ndjehet gjithandej, ndërsa dritat dhe stolitë në vigjilje të festave të fundvitit ja kanë dhënë magjinë kësaj pjese të kryeqytetit.

Veç kësaj, të rinjtë po kanë mundësi edhe të shijojnë pije e ushqim të nxehtë në shtëpizat e vendosura, por gjithsesi pë rata që thyejnë rregullat pasojnë gjobat, shkruan Indeksonline.

Është drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ai që përmes një postimi ka bërë të ditur se sot janë shqiptuar dy gjoba ëpr shfrytëzuesit e shtëpizave, të cilët kanë tejkaluar marrëveshjen e shfrytëzimit.

“Festën nëpër sheshe, po e prishin të papërgjegjshmit.

Mbingarkesa në rrjetin e energjise elektrike, shpeshherë po shkakton prishje, dhe sheshet po mbesin pa rrymë për ora të tëra. Sot u detyruam të shqiptojmë edhe dy gjoba për shfrytëzuesit e shtëpizave, të cilët e kanë tejkaluar marrëveshjen e shfrytëzimit.

I kemi njoftuar me kohë:
– Në shkeljen e parë, marrin gjobë;
– Në shkeljen e dytë, iu merret e drejta e shfrytëzimit”, ka shkruar Tahiri./Indeksonline