16:13 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjobitet qytetari në Prishtinë, parkoi veturën në hapësirë të gjelbër

Në kryeqytet vazhdon të ketë kaos urbanistik, por jo vetëm.

Shpesh trotuaret e hapësirat e dedikuara për qytetarë e ato të gjelbëra janë të bllokuara nga veturat e parkuara, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, një ngasës i një veture sot mori një dënim nga Komuna e Prishtinës, gjegjësisht inspeksioni.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, drejtori i Inpeksionit, Adonis Tahiri ka treguar se qytetari në fjalë ka marrë gjobë prej 50 euro, një paralajmërim ky edhe për të tjerët shoferë./Indeksonline/