09:47 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / A. M.

Gjuajnë me armë në veturën e kosovarit në veri, policia jep detaje

Raportohet se një person (kosovar) nga Leposaviqi ka informuar organet e sigurisë se gjatë natës është  shtënë me armë  ne drejtim të veturës së tij.

Në vendin e ngjarës kanë dalë njësitet relevante policore të cilat e kanë kryer vende shikimin ku kanë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja të cal. 7.65 mm.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë të rregullt. /Indeksonline/