17:53 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjuajte me armë ndërmjet dy personave në Mitrovicë, deklarohet Policia

Raportohet se një gjuajtje me armë ka ndodhur në një parking të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për “Indeksonline” se dyshohet që si shkas i një mosmarrëveshjeje për parking, ka pas gjuajte me armë, mirëpo sipas tij s’ka të lënduar.

Ai poashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e cila është konfiskuar dhe një gëzhojë. Organet kompetente janë duke u marrë me rastin.