23:03 / E Martë, 24 Maj 2022 / OSH

Gjuajtja me armë ndaj drejtorit të AgroKosova, policia jep detaje!

IndeksOnline më parë raportoi se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë shtëpisë se drejtorit të AgroKosova Holding, Bekim Krasniqi, në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se patrullat nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë deri më tani.

 Sipas tij, njësitet policore ende janë në atë lokacion.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë.

 Reagimi policor ka qen i menjhereshëm,Patrullat kanë kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kan hasur në diqka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësit tjera ende janë në atë lokacion”, tha ai./IndeksOnline/