22:01 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë gjatë orës policore në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Një gjuajtje me armë në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinës ka ndodhur gjatë orës policore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në polici janë shoqëruar tre persona në stacionin policor.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi, për IndeksOnline, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin…”, ka thënë ai./IndeksOnline/