10:26 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjuan me armë në ajër, arrestohet Prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i  njëjti nga vetura në lëvizje ka shtënë në ajër.

Policia pas kontrollit në veturën e të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe pesë gëzhoja, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt./Indeksonline/