16:50 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjuriç flet pallavra: Kush i bashkohet Ushtrisë së Kosovës, do të arrestohet!

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës i ka lënë me pasoja zyrtarët serb. Pas votimit të Ushtrisë nga parlamenti i Kosovës, të menjëhershme kanë qenë reagimet e tyre.

Marko Gjuriç, i ashtuquajturi Shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë e quajti Ushtrinë e Kosovës, okupuese dhe kërkoj nga KFOR që të çarmatos atë.

“Vendimi ka për qëllim ndryshimin me dhunë të kufijve të vendit tonë dhe shkeljes së kushtetutës dhe akteve ndërkombëtare që përcaktojnë pozicionin e krahinës sonë jugore.”, u shprehë Gjuriç.

Po ashtu kërkoi që KFOR të çarmatos Ushtrinë e Kosovës dhe të respektohet rezoluta 1244, transmeton Indeksonline.

“Çdo gjë tjetër do të thotë mbështetje direkt për aktivitete të paligjshme me qëllim të okupimit dhe ndarjes së dhunshme të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, e cila është e paligjshme dhe e dënueshme sipas të drejtave ndërkombëtare dhe rregulloreve të Republikës së Serbisë.”, vazhdoi ai.

Gjuriç i sugjeroi që shqiptarët dhe serbët që të mos i bashkohen ushtrisë së re dhe i kërcnoi se do të arrestohen ata që i bashkohen asaj.

“Shërbimet e Sigurisë serbe janë të ngarkuar me indetifikimin e atyre që bashkohen ushtrisë dhe të i arrestojnë ata kur të është e mundur.”, tha Gjuriç./Indeksonline/