13:21 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjuriq: Kosova duhet të përjashtohet nga UEFA dhe FIFA

Ndeshja midis Cërvena Zvezdës dhe Trepçë nuk u lejua të zhvillohej brenda territorit të Kosovës, me ç’rast ka nxitur reagimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Kjo është një tjetër tentativë e Prishtinës për ta larguar Serbinë nga Kosova e Metohija në çdo mënyrë simbolike të mundshme, edhe kur ndeshja kishte qëllim promovimin e sportit dhe jo atë politik” , u shpreh Gjuriq.

“Prishtina i ka goditur themelet e futbollit evropian dhe sportit botëror me këtë veprim agresiv politik. Ata duhet të “fluturojnë” nga UEFA-ja dhe FIFA, ku s’duhet të kishin qenë fare”,- përfundoi ai./Indeksonline