11:21 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Vuçiq për vikend do të jetë pranë popullit të tij në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka komentuar vizitën e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që do të zhvilloj të shtunën dhe të dielën në Kosovë.

Gjuriq në një prononcim për mediat serbe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë e Serbi që të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar, transmeton Indeksonline.

Ai ka kërkuar nga serbët që mos të lejojnë që t’i ndaj politika.

Gjuriq ka theksuar se deri më tani nuk ka marr asnjë informacion rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, akt të cilin e quajti terrorist.

Sipas tij, Vucic për fundjavë do të jetë bashkë me popullin e tij në Kosovë. /Indeksonline/