13:50 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Gjykata miraton kërkesën e prokurorisë për 2 personat, që dyshohet se dhunuan 15- vjeçaren, në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të të pandehurve A. SH. dhe Q. P.

Ekziston dyshimi i bazuar se të tëpandehurit në bashkëkryerje kanë dhunuar të miturën 15-vjeçare, ndonëse e kanë ditur se ajo ishte e mitur.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale: “Ddhunimi’,’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pasi që hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të të pandehurve, gjykata ka ardhur në përfundim se ata po të gjenden në liri, mund të ndikojnë në njëri-tjetrin, por edhe në të dëmtuaren e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike.