Gjykata e Apelit: I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit D.T., kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren.
D.T. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale: “Krime Lufte kundër Popullsisë Civile”,
Gjykata e Apelit e Kosovës, vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. /Indeksonline/