75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjykata i jep dënim të rëndë yllit të Barcelonës

Gerard Pique është dënuar me gjobë prej 48.000 euro për ngasje të veturës pasi kishte humbur pikët e patentës.

Mbrojtësi i Barcelonës më parë kishte humbur pikët e patentë shoferit dhe nuk kishte të drejtë vozitjeje, shkruan Indeksonline.

Ai është ndaluar nga policia me 31 gusht dhe është dërguar në gjykatë, ku sot edhe ka ardhur vendimi për të.

Gjyqtari e konsideron atë autor të një vepre penale kundër sigurisë rrugore “për shkak të humbjes së vlefshmërisë së patentës për shkak të humbjes totale të pikave”.

Pique nuk është deklaruar për këtë rast, por nga milionat e tij 48.000 euro do të derdhen në arkat e shtetit spanjoll. /IndeksOnline/