Gjykata më e lartë gjermane zyrtarisht pranon gjininë e tretë
jë gjykatë e lartë gjermane sot mori vendim për të hapur mundësinë e regjistrimit të gjinisë së tretë, ku krahas asaj mashkullore dhe femërore, në dokumentet zyrtare të jetë edhe ajo e ndryshme.
Gjykata ka theksuar se identiteti seksual i personit, i cili nuk mund të shkruhet as mashkullor dhe as femëror, po ashtu do të jetë i mbrojtur.
Qeverisë i është dhënë afati që deri në fund të vitit 2018 të krijojë rregullat e reja.
Grupi i aktivistëve Dritte Option, e cila angazhohet për opsionin e gjinisë së tretë, ka shkruar në Twitter se është plotësisht e entuziazmuar me vendimin e gjykatës.