14:20 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjykata merr vendimin për Stresin

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me nofkën artistike si Stresi, siç edhe pritej është lënë në burg.

Vendimi u bë i ditur nga gjykata para pak minutash nga Gjykata e Tiranës.

“Kjo gjykatë, me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.

Ai pretendohet është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Sipas burimeve të panorama.com.al. reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh.

Në momentin kur reperi u kap në hotel, ai ishte i zhveshur nën shoqërinë e një vajze 20 vjeçare.

Temat: