18:13 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjykata nesër vendos për Milaim Zekën

Gjykata Themelore e Prishtinës nesër pritet të vendos për deputetin e Kuvendit, Milaim Zeka, i cili sot u arrestua për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar, Rexhep Maqedonci, për kanosje që i kishte bërë prokurorit special, Afrim Shefkiut.

Prokurori Shefiku e kishe rastin e Zekës në hetim lidhur me “mashtrimin për vizat”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gjykata nesër do të mbajë seancën dëgjimore në të cilën do të vendoset lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe ndoshta edhe për çështjen penale me të cilën akuzohet Zeka.

Ndryshe, prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci sot tha për Indeksonline se arrestimi i deputetit Zeka lidhet direkt me kanosjen e prokurorit Afrim Shefkiu./Indeksonline/

Temat: