10:44 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjykata, me version zyrtar për dënimin e Shukri Bujës dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.B., H.G., H.V., E.R., B.R., M.S., D.A., B.K dhe F.R.

I akuzuari SH.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa është refuzuar aktakuza për katër vepra penale për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 të KPRK-së.

I akuzuari H.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatjeje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet e gjobë dhe kjo prej 2.000 (dy mijë) eurosh.

I akuzuari H.V. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatjeje prej 5 (pesë) muajsh, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet me gjobë dhe kjo prej 1.500 (një mijë e pesëqind) eurosh.

I akuzuari E.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatjeje prej 6 (gjashtë) muajsh, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet me gjobë dhe kjo prej 2.000 (dy mijë) eurosh.

I akuzuari B.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatjeje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit, mund të zëvendësohet me gjobë dhe kjo prej 2.000 (dy mijë) eurosh.

E akuzuara M.S., është liruar nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se ajo kishte kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Të akuzuarit D.A dhe B.K janë liruar nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se ata kishinë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Për të akuzuarin F.R. është refuzuar aktakuza për veprat penale Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 par.1 të KPK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPRK-së, për shkak të parashkrimit të veprave penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.