18:38 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Gjykata ruse shpall Facebook dhe Instagram si “aktivitete terroriste”

Një Gjykatë në Moskë ka shpallur rrjetet sociale Facebook dhe Instagram si aktivitete terroriste, e për këtë arsye janë ndalohen në vend.

Megjithatë Skynews shkruan se WhatsApp nuk ndikohet nga vendimi i Gjykatës.

Rusia ka përdorur edhe më parë etiketimin “ekstremist” për një sërë individësh dhe organizatash, duke përfshirë dëshmitarët e Jehovait dhe Fondacionin Kindër Korrupsionit që i përket opozitarit të Putinit, Alexey Navalny.