14:21 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjykata Speciale fton edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili shtoi se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo gjykatë do të dalin faqebardhë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e Kryesisë, njëherit kryetarin e Degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli.
Të gjithë ata që janë të ftuar do të dalin faqebardhë.