13:53 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi nga Prizreni, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, ka njoftuar se për intervistim është ftuar të paraqitet me 29 tetor.

“Dua të njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashkëluftëtarët e mi se këto ditë kam marrë ftesën nga Zyra e prokurorit të dhomave të specializuara për t’u paraqitur dhe për të dhënë dëshminë time për periudhën e shërbimit në UÇK”, shkruan Krasniqi.

“Edhe pse e konsideroj si një gjykatë të njëanshme dhe njetnike kam vendosur që kësaj ftese t’i përgjigjem pozitivisht, sepse si sot ashtu edhe dje (para 20 vjetëve) nuk kemi asgjë për të fshehur e as turpëruar”.

“Është e tmerrshme që ne edhe pas 20 vjetësh vazhdojmë të përballemi me drejtësinë mbi bazën e akuzave të ngjarjeve të trilluara nga një Alfred Hickok-u i kohës moderne siç ishte Dick Marty”.

“Ndërsa, kriminelët, të cilët vranë e masakruan mbi 10 mijë civilë shqiptarë, duke rrafshuar me tokë fshatra e qytete të tëra vazhdojnë të shëtitën të lirë dhe të pashqetësuar”.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të ftesave që vazhdojnë të dërgohen për pjesëtarët e UÇK-se shihet qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me raste individuale.