13:03 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjykata vendos për Zoran Zaev, në rastin ‘Ryshfeti’

Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur që ta lirojë Kryeministrin Zoran Zaev nga të gjitha akuzat në lëndën “Ryshfeti”, ku ishte i akuzuar për kërkim të ryshfetit, në këmbim të dhënies së një parcele komunale.

Sipas aktgjykimit, prokurori nuk arriti të dëshmojë që Zaevi e ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua, për periudhën kur ishte kryekomunar i Strumicës.

Përndryshe, video materiali ku shihej Zaevi të kërkojë para, sipas ekspertizës gjyqësore doli të jetë e shkurtuar qëllimisht.

Temat: