Gjykimi për krime lufte ndaj Fatmir Limajt drejt fundit
Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është paraparë që sot të mbahet seanca e fundit në gjykimin për krime lufte ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.
Aktakuza ndaj Limajt pretendon se ai ka përgjegjësi në incidentin e verës së vitit 1998, ku ishte vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha në Fshatin Bellanicë të Malishevës.