16:49 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / Blerim

Gjyqtarët e kanë në dorë ndeshjen Osasuna – Real Madrid

Takimi ndërmjet Osasunës dhe Realit i paraparë të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 mund të mos mbahet, kjo si shkak i reshjeve të mëdha të borës.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin ”El Sandar”, dhe ekipet e mirëmbajtjes po punojnë që fusha të jetë në dispozicion deri në ora 21:00, shkruan IndeksOnline

Kështu, sipas Marcas thuhet se kjo ndeshje është në duart e gjyqtarëve që të zhvillohet apo jo, edhe pse ekipet janë duke punuar që ta largojnë borën nga fusha.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bilbaos u anulua si shkak i reshjeve të mëdha të borës.