Gjyqtarët e ndeshjes së Europa League dalin pozitiv, zëvendësohen me serb

Tri raste me koronavirus në grupin e gjyqtarëve që ishin planifikuar për të drejtuar ndeshjen e Europa League në mes të Feynoord dhe Wolfsberger.
Fillimisht ndeshja do të drejtohej nga gjyqtari ukrainas Mykola Balakin dhe asistentët Skrypka dhe Shlonchak , zyrtari i katërt Kopiievskyi. I vetmi ‘i mbijetuar’ i grupit.

Prandaj, ndryshimi i gjyqtarëve është i pashmangshëm.
Ndeshja tani do t’i besohet treshes serbe të përbërë nga Srdjan Jovanovic dhe ndihmësit Stojkovic dhe Mihajlovic (ndërsa zyrtari i katërt mbetet Kopiievskyi). /IndeksOnline/